SPAK i mbyll derën vettingut në politikë, Kraja: S’mund të përfshihemi në këtë çështje

Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga Partia Demokratike.

Lidhur me vettingun në politikë, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se e vlerëson si të papërshtatshme përfshirjen e SPAK për të kryer këtë proces.


Kraja kundërshtoi që SPAK të bëjë vettingun e politikanëve, duke e cilësuar si ngarkesë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se është pro çdo iniciative që lufton korrupsionin, por nenvizoi disa here se vettingun në politikë nuk mund ta bëjë SPAK.

‘Vettingu në politikë, Arben Kraja: Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë.

Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do ti shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme.

Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë t punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje.

Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje. ‘- tha Kraja.

SPAK refuzoi vettingun në politikë, Bardhi: Prisja përgjigje tjetër, jeni institucion që luftoni korrupsionin

‘Prisja tjetër përgjigje nga drejtuesi i prokurorisë së Posaçme që të mos përfshihet SPAK, duke qenë se përfaqëson një insitucion që lufton korrupsionin. Konfirmuat që e latë luftën ndaj korrupsionit dhe u përqëndruat te ajo që ju dha ministri i Brendshëm, suksesi i madh te OFL, duke sekuestruar 3 makina’– tha Bardhi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment