Nën hetim nga SPAK, Rama tregon pse e riktheu Ilir Beqajn: Nuk është i akuzuar

Kryeministri Rama ka komentuar emërimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj si drejtues i agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, Rama tha se Beqaj nuk është i akuzuar por ka një hetim kur ishte ministër. Rama thotë se e vlerëson për aftësinë e tij.

Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër.

Është njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe duke drejtuar një institucion shumë të vështirë si ISSH është në gjendje të drejtojë këtë agjenci që është koordinuese dhe nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të rregullojë një aspekt të donatorëve, që është koordinimi i donatorëve që ne të nxjerrim çdo qindarkë nga donatorët dhe të mos ndodhë si ka ndodhur që donatorë të ndryshëm, shkojnë investojmë dhe gjendemi para situatave jo serioze për një shtet. Kemi mbi 20 strategji për ujin dhe 78 strategji kombëtare. Kjo është arsyeja” u shpreh kryeministri.

\Kujtojme se Beqaj është nën hetim nga SPAK gjatë periudhës kur ka qenë ministër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment