Aksidentohet makina shoqëruese e Berishës/ Policia jep detaje

0
154

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin në Kurbin ku u përfshi edhe makina shoqëruese e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas policisë, në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së deputetit Sali Berisha.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here