Moti i keq sjell probleme ne Gjirokaster

Reshjet intensive te shiut dhe bresherit kane sjelle probleme ne aksin rrugor Gjirokaster -Kakavije ku ky aks eshte permbytur . Me problematike eshte gjendja ne afersi te lagjes SMT ku automjetet po hasin veshtiresi ne levizje .
Probleme jane shfaqur edhe ne afersi te varrezave te qytetit ku uji ka vershuar. Nga ana tjeter ne lagjen 11 janari uji ne rruge ka shkuar gjysem meter. Ndersa ne lagjen 18 shtatori ne afersi te tregut industrial te qytetit eshte dashur nderhyrja e zjarrfikseve dhe punetoreve te agjensise se sherbimeve publike per te hequr ujin i cili kishte hyre brenda ne treg .
Se fundmi mesojm se ka dal dhe perroi i Sopotit nga shtrati ne fshatin Lazarat si pasoje ka bllokuar levizjen e banoreve nga te dyja kahet as nuk vijne as nuk kane mundesi te ikin.
Problem me se shumti kane banoret ne lagjen Lenxat ne kete fshat.
Rrezik te larte paraqet edhe Perroi i Cullos , i njohur per rrezikshmerin e tij ne lagjen Gerhot nese do te kemi reshje me kete densitet .
Ne terren jane punonjes te agjensise se sherbimeve publike dhe PMNZSH .
Probleme me energjin elektrike ka ne Libohove , Tepelene ne disa fshatra dhe ne Gjirokaster ne njesin admnistrative cepo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment