Rafineria e naftës së Ballshit shitet për skrap

0
177

Rafineria e naftës në Ballsh është shitur për skrap. Ndërsa mbi 800 naftëtar vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, ku mësohet se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Për këtë qëllim janë ngritur dy grupe me ekspertë vlerësues të rafinerisë së amortizuar. Grupet e ekspertit, në bazë të vlerësimit, kanë arritur në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin 30 deri në 50 milionë euro, një kosto kjo shumë e lartë.

Në këto kushte, banka ka vendosur t’ia shesë rafinerinë kompanisë Shijaku shpk për 9 milionë euro. Aktualisht kompania Shijaku shpk ka nisur çmontimin e rafinerisë së Ballshit, për ta çuar për skrap, sipas kontratës.

Po çfarë do ndodhë me mbi 800 naftëtarë?

Mësohet se shteti shqiptar, edhe pse ka hequr dorë nga 15 % të aksioneve që kishte tek ARMO, do t’u paguajë naftëtarëve një pagë minimale prej 300 mijë lekësh të vjetra në muaj. Këtë pagë naftëtarët do të marrin për një periudhë 3-vjeçare. Pagat kanë nisur t’i marrin që prej një viti. Megjithatë, ata kërkojnë 13 paga të prapambetura në kohën kur ARMO kalonte dorë më dorë, saqë sot është e vështirë të identifikohet pronari.

Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, e privatizuar në vitin 2008. ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot funksionon vetëm rafinerie e naftës në Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here