Kalonte cigare, e mish kontrabandë në doganën e Kakavijës, arrestohet 40 vjeçari, procedohet doganieri

0
134

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. M 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “BMW”, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, u gjetën produkte mishi, steka cigaresh dhe produkte të tjera ushqimore, të cilat ky shtetas i ka futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavije.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan mallra të tjera të dyshuara kontrabandë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. O 31 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat dhe automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here