Google do të pushojë të gjithë punonjësit që nuk vaksinohen

0
155

Google ka lajmëruar punonjësit se do të humbasin përfundimisht punën nëse nuk respektojnë politikën e kompanisë për vaksinimin ndaj Covid-19.

Në dokument bëhet me dije se punonjësit kishin kohë deri më 3 Dhjetor për të deklaruar statusin e tyre të vaksinimit dhe për të dorëzuar dokumentacionin që e vërteton, ose për të aplikuar për një përjashtim mjekësor ose fetar. Kompania tha se pas kësaj date se do të fillojë të kontaktojë punonjësit që nuk e kishin ngarkuar statusin e tyre ose ishin të pavaksinuar, si dhe me ata, kërkesat e përjashtimit të të cilëve nuk u miratuan.

“Kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe t’i mbajmë shërbimet tona në funksion“, tha një zëdhënës i Google.

Më tej në dokument thuhet se punonjësit që nuk kanë respektuar rregullat e vaksinimit deri në afatin e 18 Janarit do të vendosen në “leje administrative me pagesë” për 30 ditë. Pas kësaj, kompania do t’i vendosë ata në “leje personale pa pagesë” deri në gjashtë muaj, e ndjekur nga përjashtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here