Basha për referendumin: Tollovitjet nisën në qebaptore dhe përfunduan mbi makinën time

0
14

Kreu i Partisë Dmokratike, Lulzim Basha nuk e njeh referendumin e zhvilluar sot, ndërkohë që Sali Berisha njoftoi se rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të tij.

Në një konferencë me mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Basha e cilësoi si tollovitje që nisi në qebaptore thotë ai dhe përfundoi mbi makinën e tij, duke iu referuar pamjeve që qarkulluan ku dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi shfaqej mbi mjet.

“Kuvendi Kombëtar i PD ka folur qartë. Hallet e Sali Berishës janë të atij. Referendumi d o të përdoret si një mjet për të arritur qëllimet tona politike. Gjithçka që qytetarët duan të shprehen. Ky është misioni  dhe jo tollovitjet që nisën në mëngjes në qebaptore dhe përfunduan mbi makinën e kryetarit të opozitës’,-deklaroi Basha.

Krydemokrati nënvizoi më tej se PD është çliruar nga hijet e së shkuarës.

“PD është një dhe ka një qëllim, largimin e Edi Ramës. 5004 delegatë në Kuvendin Kombëtar folën sot qartë. Partia është e çliruar nga hijet e të shkuarës. Kushdo që instrumentalizohet në veçanti ata nga bota e errët dhe lidhet me këto fije, me këtë individ që të përçajë demokratët do ta gjejë PD gjithmonë të përgatitur për çdo situatë”,-tha Basha.

Shkruaj nje koment