Yuri Kim publikon deklaratën e DASH: Po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin

0
170

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar një deklaratë të DASH, ku shkruan se po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin.

Në një postim në Twitter, Kim shton ndër të tjera se DASH është vendosur të mbrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si edhe proceset demokratike.

“Në vijim të Samitit të Demokracisë, DASH po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin (përfshirë Koordinatorin e ri për Antikorrupsionin Global); të forcojë reformatorët demokratikë; dhe mbrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe proceset politike”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Shkruaj nje koment