Ronaldo bën bilancin: Dy klube dhe pesë trajnerë në 2021, askush nuk është i kënaqur

0
219

Cristiano Ronaldo nuk shquhet për shumë statuse në rrjetet sociale por ai nuk mund të mos bënte një bilanc për vitin që lamë pas.

Në profilin e tij ndryshe nga shumë futbollistë që tregojnë se ku po kalojnë pushimet, sulmuesi portugez ka uruar me familjen e tij por ndërkohë ka bërë edhe bilancin ku sigurisht e pranon se te Man. United nuk është askush i kënaqur me atë që po bën.

2021 është në fund dhe nuk ka qenë aspak një vit i lehtë pavarësisht 47 golave të shënuar në të githa kompeticionet.

Dy klube të ndryshme dhe pesë trajnerë të ndryshëm. Një fazë finale e “Euro 2020” e luajtur me kombëtaren time dhe në pritje të kualifikimit në Kupën e Botës “Katar 2022”, Isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë në Serinë A.

Nuk jam i kënaqur me atë që po bëjmë tek United. Askush prej nesh nuk është i lumtur, jam i sigurt. Kthimi në “Old Trafford është  një nga momentet më ikonike të karrierës sime. Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të ofrojmë shumë më tepër se ajo që po bëjmë tani. Ne e presim vitin 2022 me një mentalitet më të fortë, për ta çuar këtë klub aty ku e Meriton”, shkruajti Cristiano Ronaldo.

Në urimin e tij ai lë takim së shpejti me tifozët teksa, Man. United të Hënën do të përballet me Wolverhampton në “Old Trafford”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here