47-vjeçari në Vlorë kërcënon vëllain me armë, e çmonton pasi vjen policia

0
41

Efektivët e policisë në Komisariatin e Vlorës arrestuan në flagrancë shtetasin I.T.,46 vjeç.

Ky person, gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë  për ta kërcënuar dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

VLORË- NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Shkruaj nje koment