Aksident rrugor në Sarandë, mbeten të plagosur pjesëtarët e një familje

0
238

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur pjesëtarët e një familjeje.Dyshohet se 40-vjeçari me iniciale K.A., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeç dhe vajza 5 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here