Gjermania lehtëson kufizimet e udhëtimit për 8 vende

0
66

Europa vazhdon të shënojë rritje të rasteve me Covid, duke shqetësuar shkencëtarët dhe qeveritë për një rikthim sa më të shpejtë në normalitet. Disa vende kanë raportuar rekord të infektuarish në 24 orë, për shkak të përhapjes së Omicron. Ndërsa  disa vende të tjera kanë ndërmarrë hapa që synojnë të pavaksinuarit, ndërkohë që po zhvillohen programe për të vaksinuar fëmijët e vegjël.

Gjermania lehtësoi kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera të Afrikës Jugore. Personat që nuk janë vaksinuar ose  shëruar nga COVID-19 duhet të izolohen për 10 ditë, përveç rasteve ku rezultojnë negativë pas pesë ditësh.

Kufizimet tashmë të vendosura synojnë kryesisht të pavaksinuarit, të cilëve u kërkohen prova të vaksinimit dhe testit negativ.

Gjermania ka regjistruar  7,235,135 raste dhe 113,074 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Shkruaj nje koment