Ofendime dhe kërcënime nga mbështetës të Berishës, reagon Bejko: Do marin reston, nuk ka bir k*rve që më tremb!

0
52

Sekretari për pushtetin vendor në PD, z. Roland Bejko ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social lidhur me ofendimet që i janë adresuar nga mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha. z.Bejko i ka paralajmëruar se secili që ofendon do të marrë mbrapsht reston.

“Kushdo me emrin e vet a anonim qoftë që bën komente fyese në faqen time, do marrë mbrapsht reston me gjithë fjalorin e mundshëm nga ana ime, pra çdo fjalë që përmban fjalori i shqipes. Dhe kjo do jetë më e pakta. Nuk ka bir k*rve që më tremb! Përkundrazi, po më bindni që së pari nuk e kam dit që rrotull njerëzve të pushtetshëm në PD paskan pas pranë vetes kaq shumë  llum, horra,  banditë dhe kriptokunistë.Së dyti, nuk ma merrte mendja që Sali Berisha të kish kaq shumë fuqi që ta thithte të gjithë këtë llum pas vetes. Së treti, ndjesë shqiptarëve që janë përtej PD-së se këtë llum që ka shpërthyer si diare lope rrugëve të atdheut, përpak sa nuk ua bëmë peshqesh në qeverisje.

Pra nuk do ndodhte gjë tjetër, veçse do tu hiqnim një kategori llumi, për ta zëvendësuar me kopjen e llumit. Shqiptarët u treguan vet të zgjuar, zgjodhën të mbanin në pushtet llumin origjinal. Edhe një herë, siç i thonë shqiptarçe,  kushdo që shan e fyen  pse unë nuk jam dakord që PD të drejtohet nga Sali Berisha do marrë reston që i takon” shkruan ai.

Shkruaj nje koment