Rama bizneseve: Penalitete kush nuk i deklaron të plota rrogat

0
239

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë vit duke dalë në një komunikim live në Facebook.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka prekur çështjen e skandalit të publikimit të pagave, por e ka shfrytëzuar për të paralajmëruar bizneset dhe sipërmarrësit që të deklarojnë të plota pagat. Për këtë Rama u ka lënë afat deri në 20 janar, në të kundërt do përballen me penalitete.

Kemi pagë minimale 32 mijë lek. I rikthehem daljes së të dhënave. Duke qëndruar tek aspekti që ka të bëjë me administrimin e këtij sistemi. Për të nxjerrë në pah se si ka ndodhur dhe për të ndëshkuar fajtorët, por flas për sistemin e pagave dhe kjo ka ndihmuar një qartësi në një masë të gjerë të njerëzve lidhur me çfarë po ndodh dhe pse masat që duam të marrim janë të duhura.

Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar. Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve. Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here