Zbardhet skema/ Të dhënat e qytetarëve u shitën për 200-300 mijë lekë të vjetra

0
167

Andi Agaraj, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave të rreth 690 mijë qytetarëve, si pagat apo targat e makinave. Prokuroria doli në një konferencë urgjente, ku tregoi mekanizmin e rrjedhjes së të dhënave.Ndërkohë në media vijojnë të dalin të dhëna të reja për këtë skandal. Punonjësja e AKSHI-t, njeherazi specialiste IT në Drejtorinë e Tatimeve Eni Qirjako i ka marrë të dhnëat e qytetarëve pasi kishte akses në sistem.

Më pas ajo ia kalonte në e-mail kolegut Agaraj, i cili i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD. Më pas ai ia ka dërguar dorazi CD-të në periudha të ndryshme kohore përmbaruesit  Klodian Sota.

Ky i fundit i ka shitur të dhënat e qytetarëve te përmbaruesi tjetër, Endri Ikonomi kundrejt shumës 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Klodian Sotës një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga Andi Agaraj.

Në konferencën që mbajti për mediat, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se të dhënat janë blerë nga subjektet e fushës së përmbarimit, të cilët i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre.

“Po ju bëj me dije se këto të dhëna janë shitur nga këta punonjës që janë blerë nga sektori privat dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera. Prokuroria është e gatshme që të hetoj çdo individ apo subjekt që kanë qëllime për të përdorur këto të dhëna. Se kush janë subjektet private janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit dhe i kanë përdorur të dhënat për qëllimet e punës së tyre”, u shpreh Imeraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here