Protesta e 8 janarit/ Ambasada amerikane: Shmangni çdo tubim të madh në qytet

0
274

Një ditë para zhvillimit të protestës të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar mesazhin drejtuar qytetarëve amerikanë.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu Ambasada ka udhëzuar qytetarët që të monitorojnë mediat lokale për informacionet më të fundit.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri:

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë, selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet që duhet të bëni:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të informuar për vendin ku ndodheni.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here