Fier/ 3-vjeçari u mbyt aksidentalisht në kopshtin privat, arrestohet edukatorja

0
170

Policia ka vënë në pranga edukatoren e kopshtit privat në Fier, një ditë pasi një fëmijë 3 vjeç për të cilin ajo kujdesej humbi jetën aksidentalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje”, njofton policia.

Sipas policisë, fëmija u mbyt aksidentalisht tek varësja e rrobave.

Ai ishte veshur me xhup dhe gjatë momentit që po tentonte të merrte çantën i ngeci kapuçi në fyt duke u mbytur.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, i mituri nuk mundi të mbijetojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here