MSh: Mbi dy mijë të infektuar dhe gjashtë humbje jete nga Covid-19

0
150

Regjistrohet rekord infektimesh nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 8136 testime, kanë rezultuar të prekur 2177 qytetarë. Po ashtu, kanë humbur jetën 6 persona dhe aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2177 qytetarë, në këto bashki:

965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol.

Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here