Pezullimi i anëtarëve flet Basha: S’ka dritë jeshile, janë të përjashtuar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për pezullimin e disa prej anëtarëve të partisë, ndërsa për të tjerë mori masën e përjashtimit.

I pyetur nëse i favorizoi të pezulluarit, për ABC News Basha deklaroi se nuk ka dritë jeshile për asnjë, por se të pezulluarit kanë një shans për t’u distancuar nga dhuna.

“Nuk ka dritë jeshile për asnjërin të gjithë janë të përjashtuar. Të pezulluarit kanë mundësi të distancohen nga dhuna. Dhe mosdistancimi i tyre nga dhuna flet qartë për fatin e tyre”, deklaroi Basha. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment