Grabitet shkolla Naim Frasheri ne Gjirokaster

0
207

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po punon në mbledhjen e provave.

Burimet bëjnë me dije se shkolla është e pa pajisur me kamera dhe për pasojë ende nuk dihet identiteti i autorëve. Grabitësit kanë hyrë nga dera kryesore duke e dëmtuar atë.

Ndërkohë procesi mësimor sot është pezulluar, ndërsa bëhet me dije se pas inspektimit fillestar është konstatuar dëmtim i orendive mësimore në klasa, ndërkohë që kanë tentuar të hyjnë në zyrën e drejtorisë, por kanë dështuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here