Rama shpërblen Erzen Breçanin; KESH do t’i blejë 5 milionë Euro energji nga HEC-i i tij…

Vendimi është marrë më 21 dhjetor, 1 ditë pas protestës së grupit “Foltorja” para kryeministrisë/ Raporti që SHISH ka dorëzuar në polici e prokurori, për ngjarjen e 8 janarit, bënë me dije se levat, qysqitë, varet, matrapikët, shkallët e maskat kundërgaz janë çuar nga policia private “Breçani R.O.S.P Shpk”; prandaj fakti që Erzen Breçani nuk u arrestua megjithëse ishte pjesë aktive e sulmit dhe furnitor i “armatimit”, nuk lë asnjë dyshim që Rama, Berisha e Meta “hanë në një çanak”   

Sulmin mbi selinë e PD, kryeministri Edi Rama e cilësoi si kacafytje mes kufomash dhe akt barbar mesjetar, të organizuar nga ish-kryetari “non grata”, për të marrë zyrat e partisë me mbështetjen e personave kontigjente të drejtësisë dhe me ushtri “jeniçerësh”.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Një nga këto kontigjente kryesore, që e shoqëroi dhe e siguroi fizikisht Sali Berishën gjatë sulmit mbi selinë e PD më 8 janar, ishte Erzen Breçani, cili prej 4 muajsh ka qenë organizator, mbështetës me militantë, kriminelë e financues i foltores, kuvendit dhe referendumit të 18 dhjetorit.

Mirëpo ky qëndrim i Ramës, duket si tallje me shqiptarët e hipokrizi ndaj ndërkombëtarëve, mbasi fakti që po publikojmë sot, tregon se ai vazhdon distancohet vetëm me fjalë nga aferat, krimet dhe trazirat e Sali Berishës e bandës që i shkon prapa.

Konkretisht, më 21 dhjetor 2021, vetëm 1 ditë pas protestës së Sali Berishës para kryeministrisë nën mbrojtjen fizike të Erzen Breçanit e me financim të tij; Edi Rama e ka shpërblyer Breçanin, me të drejtën e licencimit për t’i shitur qeverisë energjinë elektrike që prodhon te HEC-i tij “Drita Energy” në Valbonë.

Këtë mundësi, Erzen Breçanit ia ka dhënë nëpërmjet Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, i cili me Vendim Nr. 9, datë 21 dhjetor 2021, ka nisur procedurat e lincesimit të firmës “Breçani R.O.S.P Shpk” dhe shitjes së prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Drita Energy” pronë e tij, ndërtuar mbi rrjedhën e lumit Gash, degë e lumit Valbonë në Tropojë.

Dhe koncesionin me

afat 35 vite, për ndërtimin e këtij HEC-i, të maskuar brenda policisë private, Erzen Breçanit ia kanë dhënë Edi Rama e Belinda Balluku më 12 korrik 2019, me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomi-Financave, Breçani i Saliut do t’ia shesë energjinë elektrike OSHEE-s me negociim direkt pa garë nëpërmjet KESH-it, vlera vjetore e së cilës do arrijë në 6 milionë Euro.

Favore të tjera që i ka bërë Rama janë dhe këto: Përveçse i ka lënë detyrim takse dorëzim në shtet, vetëm 2% të sasisë së energjisë që do prodhojë në vit; Erzen Breçani është lejuar të zaptojë dhe 1.3 hektarë sipërfaqe park kombëtar, me tepër se harta e projektit të HEC-it, ku thuhet se do ndërtojë një agro-resort në ortakëri me mikun e tij Ilir Beqja.

Raporti që SHISH ka dorëzuar në polici e prokurori, për ngjarjen e 8 janarit te selia e PD, bënë me dije se “armatimi” i sulmit me leva, qysqi, vare, matrapikë, shkallë e maska kundërgaz, janë çuar nga policia private “Breçani R.O.S.P Sh.p.k”.

Fakti që Erzen Breçani, nuk u arrestua megjithëse ishte pjesë aktive e sulmit dhe furnitor i “armatimit”, nuk ka asnjë dyshim që Rama, Berisha e Meta “hanë në një çanak”; prandaj policia jo vetëm nuk i prek “trimat” e tyre, por vetë Rama i shpërblen me tendera, koncesione, troje, leje ndërtimi e vende pune në qeveri./Pamfleti

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment