Hendeku i pagave në Shqipëri, administrata mbetet në pozita ‘luksoze’

0
242

Rrjedhja e të dhënave dhe pagave për qytetarët shqiptarë thelloi më shumë hendekun e pagave në Shqipëri.

Sipas një vështrimi , të paktën 38% e të punësuarve, që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese në vend, përfitojnë një pagë mujore prej 30 mijë lekësh të reja ose edhe më pak.

Shumica e tyre janë punëtorë rrobaqepësie, kamarerier, banakierë, shitës, por ka edhe pedagogë, gazetarë, ndërtues, apo edhe ekonomistë. Të gjithë këta punëtorë janë pjesë e informalitetit, çka nënkupton se një pjesë e rrogës së tyre është ‘e padukshme’.

Nga një analizë e regjistrit të rrogave për muajin prill të 2021, rezulton se të shumtë janë edhe ata individë që paguhen 30 deri në 50 mijë lekë, të cilët përbëjnë vetëm çerekun e punonjësve. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë të punësuar në sektorin privat.

Listët nuk i mungojnë as të mirëpaguarit, ku kemi punëtorët që paguhen me 100 deri në 200 mijë lekë. Ndër ta përfshihen drejtuesit politikë në qeveri, institucione si edhe drejtuesit e kompanie private.

Ka edhe individë që paguhen me shuma të majme duke arritur deri në 500 lekë në muaj, që janë po ashtu drejtues të kompanive ndoshta më të fuqishme në vend.

Haptazi hendeku i pagave në Shqipëri duket të jetë mjaft i thellë, ku jo vetëm që një pjesë kanë një pagë të ‘fshehur’ nga punëdhënësit, por të tjerë kanë një pagë më ‘luksoze’ krahasuar me individë të tjerë që kryejnë ndoshta një punë më të vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here