“Sot më rrezikohet koka mua”/ Debat mes Bushatit dhe Bejkos: Duhet të jesh i pafytyrë të flasësh kështu për policinë

Protesta e 8 janarit ka shkaktuar debat mes analistit Andi Bushati dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, z.Roland Bejko. Ky i fundit e cilësoi akt të duhur ndërhyrjen e policisë për “të shuar” protestën.

Ndërkohë Bushati me tone të ashpra i tha në “Open” se për 8 vjet e kanë cilësuar policinë si të krimit, ndërsa tani e cilësojnë si polici të shtetit.

Pjesë nga debati

Bushati: Nuk mund të tallesh me ne. Keni 8 vjet që thoni polici e krimit. Është turp. Nuk mund të tallesh kështu me njerëzit. Duhet të jesh i pafytyrë të flasësh kështu.

Bejko: I pafytyrë je ti që nxit urrejtje.

Bushati: Keni 8 vjet që keni thënë polici e krimit, tani thoni polici e shtetit.

Bejko: Polici e shtetit të inkriminuar. Sali Berisha do kokën tonë për karrigen e vet. Sali Berisha e bën këtë vajtjen e dytë në Shkodër sepse do revolucion permanent. E treta, do t’i tregojë amerikanëve, kërkonte fjalën që tha Escobari, kërkon që amerikanëve do të rinegociojë stautsin që ka. Ti vijë turp se ajo PD është bërë me gjakun dhe sakrificat e njerëzvge. Sot më rrezikohet koka mua.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment