Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Sarandë pasi është kapur me lëndë narkotike. Sipas bluve në pranga ka rënë F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit fizik të riut i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.