Kryeministri Rama ‘krenohet’ me lindjet jashtë Shqipërisë

0
237

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim të bërë në Facebook thotë se gjatë vitit 2021 ka pasur 43,581 fëmijë të lindur.

Duke iu referuar të dhënave për bonusin e bebes, kreu i qeverisë shprehet se janë 115,764 fëmijë të lindur nga janari 2019 kanë përfituar.

Por, pavarësisht kësaj iniciative të qeverisë, lindjet në vend kanë ardhur duke u pakësuar. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2020 ka pasur 28,075 lindje.

Sa u takon të dhënave për vitin 2021, 3-mujorin e parë pati 6,006 lindje, 3-mujorin e dytë 5,993 lindje dhe 3-mujorin e tretë 7,404 lindje. Në total 19,403 lindje. Për 3-mujorin e katërt, INSTAT ende nuk i ka bërë publike të dhënat zyrtare.

Ligji për bonusin e bebes parashikon përfitim për fëmijët e lindur nga prindër shqiptarë dhe jashtë territorit të Shqipërisë, ndaj dhe shifra e publikuar nga kryeministri nuk korrespondon me lindjet në Shqipëri.

Bonusi i bebes ofron një ndihmë prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë për fëmijën e tretë.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT: 

VitetLindje
YearsBirths
201631733
201730869
201828934
201928561
202028075

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here