Sfilatë në TIK-TOK në ambientet e Gjykatës/ Gjyqtarja e Elbasanit “dënohet” me pagë minimale për 6 muaj

0
12

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar sot se ka pranuar kërkesën e magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani për marrëveshje duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

Hetimi disiplinor ndaj magjistrates së Elbasanit i realizuar në përputhje me afatin 3 ditor të pezullimit të magjistratit, nisi me iniciativë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në maj të vitit të kaluar pas publikimit gjerësisht në media e rrjetet sociale, të disa videove, ku shfaqej magjistratja në ambientet ku ushtronte detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati. ILD njofton se, më 07.06.2021 KLGJ pranoi kërkesën e ILD për pezullimin e magjistrates Enkeleda Kapedani dhe kërkoi hetime shtesë lidhur me propozimin për shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore.

Në kuadër të vijimit të hetimit disiplinor nga ILD, Kapedani depozitoi më 30.09.2021 pranë ILD-së, “Kërkesë për arritjen e marrëveshjes”, duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë. Ndërkohë, pas kërkesës së Kapedanit, ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara.

NJOFTIMI I ILD:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranon kërkesën e magjistrates E.K. për marrëveshje duke pranuar shkeljen disiplinore

Në kuadër të hetimit shtesëdisiplinor, ILD ka pranuar kërkesën e magjistrates E.K. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për arritjen e një marrëveshjeje, (bazuar në nenin135, paragrafët 1-4 të ligjit nr. 96/2016), duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

Hetimi disiplinor ndaj magjistrates E.K., i realizuar në përputhje me afatin 3 ditor të pezullimit të magjistratit,nisi me iniciativënë Maj 2021 nga Inspektori i Lartë i Drejtësisëpas publikimit gjerësisht në media e rrjetet sociale, të disa videove, ku shfaqej magjistratja E.K., në ambientet ku ushtronte detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati. Më 07.06.2021 KLGJ pranoi kërkesën e ILD për pezullimin e magjistrates E.K. dhe kërkoi hetime shtesë lidhur me propozimin për shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore.

Në kuadër të vijimit të hetimit disiplinor nga ILD, magjistratja E.K. depozitoi më 30.09.2021 pranë ILD-së, “Kërkesë për arritjen e marrëveshjes”, duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara:

  • Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.
  • Magjistratja ka depozituar me shkrim dorëheqjen e saj nga pozicioni i Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si shenjë reflektimi ndaj shkeljes disiplinore të kryer nga ana e saj.
  • Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij.
  • Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private.
  • Magjistratja ka qenë bashkëpunuesedhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD të mjeteve apo informacionit të nevojshëm.

Më dt.05.01.2022, ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrates E.K. të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “d”, neni 110 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 103, paragrafi 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shkelje të Kodit të Etikës Gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 171, datë 22.04.202: Seksionit “C” “Parimi i integritetit”, shkronja “a” dhe “b”, Seksioni “Ç” “Parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje”, pika 9, shkronja “c”.

Shkruaj nje koment