Erdogan vjen në Shqipëri me “Benzin Maybach” rezistent ndaj plumbave dhe zjarrit

0
13

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme për një vizitë zyrtare e cila e ka fokusin në inspektimin e banesave të ndërtuara në Laç nga qeveria turke. Por në vizitën e tij 8 orëshe në Shqipëri, Erdogan ka zgjedhur të udhëtojë me makinën e tij speciale “Mercedes-Maybach S 600 Guard”. Kjo makinë është e renditur e katërta në listën e 10 makinave më të veçanta dhe të sigurta që presidentët botërorë kanë. Me një kërkim të thjeshtë, mund të zbuloni se kjo makinë vlen 474 mijë e 950 euro dhe çmimi i mjetit në Turqi është 20 milionë e 210 mijë e 138 lira.

Shkruaj nje koment