Kosi me baktere, reagon për herë të parë “Gjirofarm”

0
14

Pas publikimit në media, sipas një raporti të AKU-së se produkte të firmës Gjirofarm sikurse ishte kosi , kishte përmbajtje të larta bakteresh , vetë kompania Gjirofarm ka dal me njoftim per shtyp.

NJOFTIM PËR SHTYP
Duke marrë shkas nga shqetësimet e shprehura nga disa prej klientëve tanë, të cilat lidhen me
disa publikime të ditëve të fundit në raport me shoqërinë ”Gjirofarma”sha, por edhe në kuadër
të përgjegjësisë tonë për konsumatorët që na kanë dhënë besimin e tyre prej vitesh, çmojmë të
nevojshme që të informojmë publikun, konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë për të
vërtetën, me qëllim shmangien e çdo përpjekjeje për keqinformim të publikut dhe çdo mundësie
për abuzim, siç kemi konstatuar që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve.
Shoqëria “Gjirofarma”sha ka si objektiv kryesor të veprimtarisë së saj, ofrimin e produkteve
cilësore, të cilat përmbushin të gjitha standardet shëndetësore dhe sanitare, jo vetëm të
Republikës së Shqipërisë, por edhe në vende të tjera përfshirë SHBA, duke qenë se produktet
tona eksportohen gjerësisht në këto vende, ku edhe kalojnë në kontrollet më të rrepta dhe të
imtësishme. Në kuadër të përmbushjes së këtij objektivi, shoqëria jonë kryen kontrolle periodike
dhe të shpeshta të prodhimit, nëpërmjet analizave laboratorike brenda dhe jashtë vendit, me
qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e
produkteve tona.
Në datë 31.12.2021, nga analizat laboratorike të kryera mbi bazën e mostrave të paraqitura nga
vetë shoqëria ka rezultuar që te një sasi e limituar e produktit Kos, një prej parametrave të mos
ishte brenda standardeve të kërkuara. Shoqëria jonë në mënyrë të menjëhershme mori të gjitha
masat e nevojshme për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.
Lidhur me masat e marra, çmojmë të nevojshme të sqarojmë se:

  1. Analiza laboratorike nga e cila rezultoi problematika e sipërpërmendur, është kryer me
    iniciativën tonë, të shoqërisë “Gjirofarma”sha dhe në kuadrin e vetëkontrollit të
    prodhimit.
  2. Menjëherë sapo u informuam për rezultatet e analizave, shoqëria “Gjirofarma”sha,
    identifikoi lotet e produktit me probleme dhe ka kontaktuar me të gjithë klientët e saj,
    duke proceduar me tërheqjen e menjëhershme të produkteve në fjalë nga tregu si dhe
    ndërprerjen e menjëhershme të prodhimit. Gjithashtu shoqëria ka informuar edhe
    autoritetet kompetente për këto rezultate.
  3. Në vazhdim shoqëria proçedoi me kontrollin e imtësishëm të linjës së prodhimit dhe
    pasi u konstatua problemi, që kishte shkaktuar problemin te produkti, u krye riparimi i
    tij.
  4. Me autorizimin e autoriteteve kompetente, në vazhdim shoqëria ka prodhuar një sasi të
    limituar produktesh nga kjo linjë prodhimi dhe është proçeduar me ridërgimin e tyre për
    testim, në laboratorin shtetëror të Shqipërisë si dhe në një laborator privat të një vendi
    të BE-së. Rezultati i analizave nga laboratori privat i ardhur konfirmon se tashmë
    produkti është në cilësinë e duhur dhe përmbush të gjitha standardet. Ne mbetemi në
    pritje të ardhjes së përgjigjes zyrtare nga laboratori shtetëror i Shqipërisë, për të cilat do
    t’ju njoftojmë menjëherë.

Shoqëria Gjirofarma, siguron publikun, konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e saj se është një
shoqëri me përgjegjshmëri të lartë sociale dhe emri i mirë i krijuar me punë dhe përkushtim
është dëshmi e cilësisë së produkteve të saj. Ne si shoqëri kemi thelbësore në veprimtarinë tonë
sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve tanë dhe në asnjë rast nuk do të ndërmerrnim veprime
që mund t’i vënë këto në rrezik. Sigurojmë gjithashtu publikun, se nga ana jonë, janë marrë të
gjitha masat e nevojshme për të parandaluar që fenomene dhe ngjarje të tilla të përsëriten në të
ardhmen.
Ne si shoqëri dënojmë përhapjen e informacioneve të rreme dhe të pabazuara, të cilat janë vënë
re nga disa prej mediave ditët e fundit, të cilat nuk kanë për synim të informojnë publikun, por
të prishin imazhin e shoqërisë sonë dhe statusit të saj si lider në fushën e prodhimit të
qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Gjirokastër, më 17.01.2022
Shoqëria “Gjirofarma”sha

Shkruaj nje koment