Basha me LDGSh: Dua të shoh më shumë gra në drejtimin e PD në gjithë nivelet

0
158

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gratë anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH).

Kjo në kuadër të zgjedhjeve të reja që do të zhvillohen në këtë forum.

Basha tha  se dëshiron që të shohë më shumë zonja në drejtimin e PD në të gjitha nivelet. Ai theksoi më tej, se gjuha denigruese e përçmuese e përdorur ndaj grave ndër vite, është ves i shëmtuar i së shkuarës.

 “Mund të themi këtë që, sikur gjithë këtë gjuhë që është përdorur në veçanti në raport me zonjat, me vajzat, me gratë e Partisë Demokratike, nga një grusht njerëzish që s’i kemi parë në fushatë kundër Ramës, as të nxjerrin zë, jo më të bërtasin, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe. Atëherë për hesap të kujt e bëjnë? Për hesap të PD-së jo e jo, as qytetarëve shqiptarë që duan normalitet, dhe normaliteti nuk vjen duke i shërbyer një tjetër njeriu, i cili ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike, duke zgjedhur sakrificën e grave dhe duke i përdorur gratë si fasadë, apo duke i përdoru si kuota.

 Gratë nuk janë kuota, nuk janë fasadë, nuk kanë qenë kurrë në bindjen time para se të futesha në politikë, para se të krijoja familje, e aq më shumë tani që në familje sigurisht jam minorancë, por siç e shikoni, e them me kënaqësi që edhe në përgjegjësinë që më keni ngarkuar, po e shikoni që nga grupi parlamentar, tre komisione ku ne kemi kryetar, të tre kryetaret janë zonja. 4 nga 7 delegacionet e Komisionit të Përhershëm Parlamentar, që i takojnë demokratëve në Parlamentin Europian, janë zonja.

 Sigurisht dua të shohim më shumë zonja kryetare degësh, kemi pak, morëpo ato që i kemi, janë shembull për të treguar se çfarë mund të bëjë një zonjë apo një zonjushë demokrate, kur vendos zemrën, shpirtin, personin tek misioni që kjo parti, kjo familje politike ka. Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje.. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve”, tha Basha.

Basha iu ka dërguar një mesazh Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.

“Ndalni sa nuk jeni vonë, jua them qetësisht, por vendosmërisht, gjithçka iu fal, por nuk iu fal dhunën e gjuhës së urrejtjes ndaj demokratëve, për të tjerët dora është e shtrirë, të rinjtë që ishin jashtë vendin e kanë PD, nëse duan këtë gjë, është detyra ime dhe çdo drejtuesi t’i shtrijmë dorën nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, frikës, që janë instrumente të kaluara, modeli i grave këtu në sallë është frymëzim për çdo demokratë, kryetarin nuk keni nevojë që ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj. Do t’i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen, ose që e kanë humbur dhe i është rikthyer, për të kuptuar që këtë betejë nuk është për fatin e  një njeriu”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here