16 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Osmani dhe Kurti homazhe te varri i ish-presidentit

0
14

Sot është 16 vjetori i vdekjes së ish-presidenti Ibrahim Rugova. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri ALbin Kurti kanë zhvilluar homazhe në varrin e Rugovës.

Osmani e ka quajtur Rugovën një arkitekt të pavarësisë së Kosovës dhe president historik.

“Sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ideatorit të pavarësisë, presidentit historik Ibrahim Rugova. Bëri gjithçka për shtetin tonë, ai punoi në një kohë të vështirë për të gjithë popullin e Kosovës, dhe arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës. Ai arriti të ndërtojë miqësi aq të mëdha. Ne sot e gëzojmë shtetin tonë, por gëzojmë edhe miqësitë që i i ndërtoi presidenti Rugova”, deklaroi ajo.

Kryeministri Albin Kurti tha se Rugova ka dhënë kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore.

“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore. Presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Dr.Ibrahim Rugova para se të ishte president ishte intelektual, njeri paqësor, humanist, dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore”, theksoi Kurti.

Shkruaj nje koment