Ngricat ‘paralizojnë’ qarkullimin, ARRSH apel drejtuesve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore

0
137

Moti i keq që ka “mbërthyer” vendin, ka sjellë jo vetëm temperatura të ulëta, por edhe reshje bore e ngrica në disa zona  të vendit çka ka vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka apeluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes me qarkullimin dhe respektimin e sinjalistikave rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë  pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here