Borxhi publik për frymë/ Shqipëria, e treta në rajon për nivelin më të lartë. Sa pritet të shkojë gjatë 2022-shit

0
178

Boxhi publik i Shqipërisë ka ardhur në rritje vitet e fundit, duke u kthyer në shqetësim serioz për ekonominë.

Kujtojmë që qeveria shqiptare ka marrë një eurobond prej 650 milionë euro për vitin 2022, pasi të ardhurat nuk i mbulonin shpenzimet.

Sa i përket borxhit publik për frymë, Shqipëria renditet e treta në rajon pas Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa Kosova listohet e fundit. Në vitin 2020 borxhi publik në Shqipëri kapte shifrëm e 77.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave nga “Open Data Albania” për vitin 2022, borxhi publik për frymë është parashikuar të arrijë vlerën rreth 4,099 euro.

Shifrat janë rritur me 31% krahësuar me pesë vite më parë. Sa i përket vendeve të Eurozonës për vitin 2020, ODA raporton se shteti me borxhin publik për frymë më të lartë është Belgjika, ndjekur nga Irlanda, Italia, Franca dhe Greqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here