Shifrat e Covid-19: Shtatë humbje jete, ulet numri i të infektuarve

0
19

Shtatë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërkohë që ka rënë numri i të prekurve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije nga 3667 testime, rezultuan 789 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë, në këto bashki:

465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.

Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Shkruaj nje koment