Sekuestrohen 300 kilogramë marihuanë në Serbi, droga vinte nga Shqipëria

0
181

Autoritet serbe kanë sekuestruar 300 kilogramë marihuanë, drogë e cila vinte nga Shqipëria.

Sipas medieve serbe marihuana u gjet në një furgon në fshatin Turija. Ndërsa mësohet se marihuana ishte ndarë në 87 pako.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet E.N 50 vjeç, M.A 35 vjeç, F.L 29 vjeç, B.S 40 vjeç dhe A.T 69 vjeç.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, teksa ishin duke dorëzuar marihuanën të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovcit të Madh dhe fshatit Turija.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here