Më vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për fundjavën

Dita e Shtunë pritet të karakterizohet nga vranësira dhe reshje lokale shiu në jug të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore vazhdojnë reshjet e borës.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit e më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Më vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit
Më vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment