Basha: Dora ime mbetet e shtrirë ndaj demokratëve të sakrificës

0
168

Kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi me demokratët e degës 2 në Tiranë u shpreh se kush mbështet Ramën ka dhe Berishën paketë. Ai deklaroi se e vetmja mënyrë për të kthyer shpresën e shqiptarëve, është për të rikthyer votën tek shqiptarët dhe përmes votës së shqiptarëve, një parlament legjitim, bashki legjitime, institucione legjitime, të cilat nuk i takojnë një politike me fytyrë çnjerëzore, por i takojnë gjithë qytetarëve shqiptarë.

Basha tha se kjo do të thotë të zgjedhim të ardhmen dhe se këtë e kanë kuptuar edhe ata që sot janë e shkuara, nga Edi Rama te Sali Berisha, te Ilir Meta e kushdo tjetër. Kreu i PD theksoi më tej se në emër të së ardhmes dhe jo për të shkuarën dora e tij mbetet e shtrirë ndaj demokratëve të sakrificës.

Fuqizimi i rolit të parlamentit dhe institucioneve të tjera të pavarura, çuarja ne fund e një reforme në drejtësi, por jo që çon në kapjen e drejtësisë dhe kthimin e saj në çirakë të pushtetit, por në pushtet të pavarur, që nuk i mbron, por i çon prapa hekurave politikanët e korruptuar dhe bosët e krimit. Një politikë me fytyrë njerëzore kalon përmes këtyre reformave dhe këto janë reformat për të cilat ne do të shtyjmë, duke nisur me reformën e gjithë reformave, që është kthimi i legjitimitetit dhe demokracisë në Shqipëri. 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. E vetmja mënyrë për të kthyer shpresën e shqiptarëve, është për të rikthyer votën tek shqiptarët dhe përmes votës së shqiptarëve, një parlament legjitim, bashki legjitime, institucione legjitime, të cilat nuk i takojnë një politike me fytyrë çnjerëzore, por i takojnë gjithë qytetarëve shqiptarë.

Kjo do të thotë të zgjedhim të ardhmen! Këtë e kanë kuptuar edhe ata që sot janë e shkuara, nga Edi Rama te Sali Berisha, te Ilir Meta e kushdo tjetër. Prandaj e them, sot ka një shpresë, një opozitë, partia demokratike e Shqipërisë. Dhe të gjithë këta të tjerët janë bërë bashkë, aq sa ç‘janë, për të mbrojtur interesat e pakicës.  SHBA, me Bashkimin Evropian, që janë kyçi, për t’i shndërruar planet tona dhe vullneti i shumicës së shqiptarëve, kthimi i lirisë së votës dhe pasja ne krah e aleatëve strategjik, njësoj siç ishin parakushte për të rrëzuar diktaturën komuniste, janë sot parakushte për të rrëzuar tiraninë e pakicës së korruptuar.

Dora jonë mbetet e shtrirë. E tillë është dora ime, e tillë është dora e gjithsecilit prej jush, e shtrirë ndaj demokratëve të sakrificës, ndaj demokratëve që duan të jenë pjesë e betejës për të ardhmen! Në emër të së ardhmes dhe jo për të shkuarën, e as në emër të së shkuarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here