Aliko e quajti ” vandal” , Roland Bejko i përgjigjet akuzave: Kështu na quanin në ’90 sigurimsit e shtetit e komunistët

0
111

Dasho Aliko në një deklaratë për mediat akuzoi drejtuesin politik të PD në qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko se hyri me dhunë në selinë e PD . Ky i fundit me anë të një postimi në FB iu është përgjigjur akuzave se : Është për të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit gjejne ende hapesirë në media.
Kushdo që ka pretendimin më të vogël per cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë “vandal”, siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t’i drejtohet organeve kompetente.

Reagimi i plotë :

Rrugës duke u kthyer nga Gjirokastra më njoftuan se disa ish drejtues lokale të PD atje qenkan ankuar se eshte hapur me forcë dera e selisë së demokrateve. Dua t’i bej me dije opinionit publik se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qene e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik eshte proceduar sipas statutit. Është per të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit gjejne ende hapesirë në media.
Kushdo që ka pretendimin më të vogël per cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë “vandal”, siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t’i drejtohet organeve kompetente.
Dega e PD në Gjirokastër, si cdo dege e demokratëve në mbarë Shqipërinë vijon normalisht punën në takimet me bazën.

Shkruaj nje koment