Kercenime dhe shpifje, Bejko : S’kam afera korrupsioni e kapen pse dal ne media, nuk kam asgje personale me Berishen , eshte beteje per fatin politik te Shqiperise!

0
142

Drejtuesi politik i PD ne qarkun Gjirokaster z.Roland Bejko ka qene i ftuar ne emisionin “Breaking” ne Top News kur ka folur per zhvillimet e fundit politike ne PD por gjithashtu edhe per kercenimet qe i jane bere gjate kesaj periudhe pasi ka dale ne mbeshtetje te Lulzim Bashes.

Pjese nga biseda

Bejko: z.Berisha po lufton per interesa personal.Dikur na dilnin vullnetaret e Enverit na sulmonin .

Gazetarja: Ndiheni te kercenuar ?

Bejko: Personalisht jam ndjere disa here i kercenuar madje tani jam shume i lodhur dhe i bezdisur ne nje fare menyre. Dje me pelqeu shume, kam qene ne takime ne Gjirokaster , Tepelene , Permet e Memaliaj, nje ish kryetar dege, i Tepelenes, me tha nje gje shume te bukur, pasi po diskutonim per vajtjen time aty si drejtues politik i qarkut. Degjo , thote, jemi shume te kenaqur qe je ketu per nje fakt se Sali Berisha ne 31 vite i ka lodhur njerezit, i ka lodhur mbeshtetesit e vete por edhe ish studentet e dhjetorit, ua ka nxire jeten ne nje fare menyre dhe jane larguar, ti ke rezistuar, fakti qe ke rezistuar eshte vlere, tha, do thote qe e do PD . Si une ka dhe te tjere ne PD por nuk kane dale te bejne kete beteje qe bej une, sepse une skam asgje personale me z.Berisha, fare.Beteja qe bej une me z.Berisha eshte beteje me fatin politik te Shqiperise sepse ketu duhet kuptuar ne thelb pse amerikanet e nxorren z.Berisha sot non grata. E nxorren sot non grata sepse duan ti japin fund trazicionit politik me z.Berisha pasi i ka mbajtur shqiptaret ne konflikt permanent. Kaq vone, pse kaq vone, e bejme edhe ne pyetjen , duhet ti kishin dhene fund edhe me shpejt. Tjetra , meqe me pyetet a ndihesh i kercenuar. Ju me keni ftuar per here te pare ne 26 prill qe prej atehere kam ardhur me dhjetera here ne studion tuaj, sa para me keni dhene juve mua ? Dua pergjigje sa para ?

Gazetarja: Zero.

Bejko: Zero. E njejta gje edhe ne studiot e tjera. Cfare me ka ndodhur keto dite. Meqe skane ku me kapin se une nuk kam pasur afera korrupsioni , ka shperthyer nje vale shpifjesh . Kemi nje portal ne Gjirokaster , dhe ai portali i ish PD sepse ata tani kane kaluar me z.Berisha, ate personin e gjeta une dhe e vendosa per marrdhenien me publikun, ka dale tani dhe leshon shpifje te tilla qe Roland Bejko shkon studio me studio se paguhet. Ne Gjirokaster e besojne shume. Madje u japin dhe share, e kush i jep share.Ata qe kane qene drejtor dje dhe u venin gjoba demokrateve nga 2 mije euro 3 mije euro nga 5 mije euro per nje vend pune.Keta jane publikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here