Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”/ PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama

0
107

Partia Demokratike ka reaguar fill pas zyrtarizmit të marrëveshjes së koalicionit mes grupit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të garojnë bashkë përmes këtij koalicioni në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Për PD, ky koalicion zyrtarizon “partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama” si dhe “simbolizon: Korrupsionin, Politikën e vjetër, Lajmet e rreme dhe disinformimin”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin

Politikën e vjetër

Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

1. Të dëmtojë PD dhe demokratët

2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here