PD: Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga non grata

0
24

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se kandidatët e 6 marsit janë demokratët e vërtetë dhe se nuk kanë lidhje me Bashën.

Në një deklaratë, PD thekson se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” nuk përfaqësojnë demokratët, teksa shtonë se Berisha u strehua nga Meta për tu mbrojtur nga “non grata”.

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD.

Shkruaj nje koment