UEFA ka përcaktuar delegacionin që do monitorojë procesin zgjedhor të FSHF.
Pas akuzave për manipulim në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale të Futbollit, delegacioni i UEFA-s do të mbërrijë në Tiranë më 14 shkurt dhe do të largohet më 16 shkurt.
Kështu, delegacioni i UEFA-s do të përfaqësohet nga Luca Nicola, Luka Zajc dhe Yann Hafner.
“Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:
– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)
– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)
– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)
Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”, – shkruhet në letrën drejtuar Presidenti Duka.
Pesë ditë më parë, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë se ishin përzgjedhur tre emrat e zyrtarëve që do të përbëjnë misionin vëzhgues për zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.