Meta e paditi për falsifikim dokumentesh, reagon Kuvendi: Pretendimet nuk qëndrojnë

0
166

Vjen reagimi i Kuvendit, pasi presidenti Ilir Meta njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit. Kreu i shtetit tha se kallëzimi do të depozitohet në SPAK dhe prokurori, ndërsa e akuzon Kuvendin për manipulim të provave për çështjen e shkarkimit të tij duke falsifikuar dokumentet.

Po ashtu, Meta, e konsideroi procedurën e shkarkimit, si një grusht shteti ndaj institucionit më të lartë në vend.

Por, në reagimin e tij, Kuvendi shprehet se pretendime nuk qëndrojnë.

Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Në seancën e fundit u dëgjuan përgjigjet e 72 pyetjeve nga Presidenca si dhe konkluzionet e dy palëve. Pritet që brenda 30 ditëve “Kushtetuesja” të zbardhë vendimin.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here