Veshtiresite e blegtoreve ne Gjirokaster, Kazma: Nuk na del !

Abedin Kazma qe prej moshes 15 vjecare meret me blegtori. Bariu thote se me kete pune vijon te mbaje familjen. “Zanat i veshtire , por e bejme nga halli. ” Eshte kjo ajo cka thote 70 vjecari i cili ndonese ka dale ne pension kerraben nuk e ka lene per asnje moment.
Abedinin e gjejm duke kullotur te imetat ne tokat prane Libohoves ndonese me origjine ai eshte nga Lazarati. Ai na rrefen se si se bashku me bashkeshorten i duhet te kujdeset per delet.
Ai ka rreth 100 krere.
Kazma thote se pas shume vitesh ka arritur me ne fund te perfitoje 800 mije leke te vjetra subvencionim per delet e tij por kjo shumë eshte e pamjaftueshme. I moshuari na rrefen veshtirsite me te cilet perballen blegtoret sot.
Kazma thote se dikur keto kullota mbusheshin perplot me barinj me 2 mije krere ndersa sot ka mbetur i vetwm pasi shume jane larguar ne emigrim ndersa te rinjte nuk e duan kete pune.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment