105 vjetori i Musine Kokalarit, familjaret kerkojne kthimin e shtepise ne muze

0
21

“Fakti që mendoj ndryshe nga ju, s’do të thotë se e dua vendin tim më pak se ju”.
Kështu do të shprehej në një nga gjyqet e zhvilluara , intelektualja, shkrimtarja dhe dezidentja Musine Kokalari. E cila për vite me radhë doli kundër sistemit komunist duke mos u dorëzuar në asnjë moment pavarësisht torturave që i bëheshin. Vajza heroinë simbol i forcës e qëndresës anti-komuniste , për asnjë moment nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra dhe mirësinë nga sytë e saj , deri në grahmat e fundit të jetës.
Sot në 105 vjetorin e lindjes së saj , në Gjirokastër , shtëpia trekatëshe në lagjen Palorto e Musine Kokalarit është e rrënuar , pasi një zjarr i rënë 8 vite mëparë e nxorri jashtë funksionit , që prej asaj kohe pavarësisht premtimeve nga pushteti vendor e qëndror askush nuk u kujtua më për këtë figurë të rëndësishme duke e lënë në heshtje dhe harresë totale.

Shkruaj nje koment