Kriza me Rusinë/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni nga Ukraina

0
159

Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje qytetarë shqiptarë që të largohen nga Ukraina,  duke marrë parasysh përshkallëzimin e situatës me Rusinë. Në një njoftim zyrtar, MEPJ këshillon gjithashtu që të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit:

[email protected][email protected] dhe [email protected]

Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here