PD ngre grupin e punës për Reformën Territoriale: Nisim konsultimet me qytetarët dhe ekspertët

0
162

Partia Demokratike ka ngritur grupin e punës për Reformën Territoriale, të cilën e ka konsideruar ndër prioritetet kryesore të saj.

Kështu bëri me dije deputetja Dhurata Çupi në një deklaratë për mediat, duke shtuar se grupi i punës do të konsultohet me qytetarët dhe ekspertët në të gjithë vendin.

Sipas saj, reforma e vitit 2014 prodhoi më pak shërbime dhe më shumë të punës dhe fonde të keqpërdorura. Ajo deklaroi se qëllimi i kryeministrit Edi Rama nuk ishte vetëqeverisja vendore, por krijimi i zonave elektorale.

“Reforma teritoriale është një nga prioritet madhore të PD. Ndaj ne kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit.

Më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm. Kjo është ajo që prodhoi reforma administrative e Edi Ramës në 2014-ën.

Qëllimi i vërtetë i Edi Rames nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu siç i interesonte atij. Pasi për të, çdo vendim është përfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetarët janë të fundit”, deklaroi deputetja.

Kjo e fundit pretendon se shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, ndërsa investimet publike kanë munguar.

“Shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar.

Në pjesën më të madhe ka zero investime në këto vite, rrugë të shkatërruara, mungesë uji, mungesë investimesh në sektorin energjitik etj. Mungesa e investimeve bën që qytetarët e zonave të thella të udhëtojnë deri në 4 orë për të shkuar në zyrat e bashkisë”, shtoi ajo.

Shkruaj nje koment