Implikimi i politikës dhe lidhjet me ‘klientët’/ Administratorët e kompanive të inceneratorëve dëshmojnë para “Hetimorit”

0
258

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka nisur seancën e radhës me dëshmitarët e thirrur për aferën e 430 milionë euro të inceneratorëve.

Tre administratorë e kompanive të inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës do të merren në pyetje si dëshmitarë të lidhur me këtë çështje. Administratorja e inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra ka qenë e parë që i është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Ajo ka pohuar se njihet me bashkëpunëtorët e Kokës, por mohon të ketë pasur kontakte dhe takime të drejtpërdrejta me ta. Sa i takon kryeministrit Rama, Damian Gjiknurit dhe Engjëll Agaçit, Kodra pohon se i njeh vetëm si politikanë.

Lidhur me kontratën e nënshkruar për të filluar punimet e inceneratorit, administratorja thotë se “kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave.”  Kjo kontratë, sikurse pohon Kodra, “ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave”.

Pjesë nga dëshmia:

Tabaku: Kush ju ka punësuar e kush janë pronarët?

Administratorja: Ky pozicion është dhënë nga administratori i mëparshëm. Pronarë janë të regjistruar, këtë informacion mund ta aksesoni.

Tabaku: Cilët janë pronarët e kompanisë?

Administratorja: Të gjitha informacionet që kompania ka për detyrë t’ia paraqisni organeve shtetërore aksesohen lehtësisht.

Tabaku: E njihni Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin?

Administratorja: Po i njoh në marrëdhënie pune. Gugallja është administratore e një zyre kontabiliteti që e kemi kontratuar.

Tabaku: Bilancet e cilit vit ka kontabiluar kompania?

Administratorja: Nuk e kam si informacion.

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj i fundit, me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan?

Administratorja: Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotratorë sepse kam një staf që kontaktoj.

Tabaku: Kur ka qenë takimi juaj me fundit me këta shtetas?

Administratorja: Unë kontaktet nuk i kam të drejta me nënkotratorët, komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit.

Tabaku: Dëshmia e rreme ka penalitete për ju. E ndjeni përgjegjësinë e plotë?

Administratorja: Po, jam në dijeni të faktit.

Tabaku: Keni pasur eksperienca të mëparshme të menaxhimit të mbetjeve?

Administratorja: Jo, nuk kam pasur.

Tabaku: Kompania deklaron se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe do të kryejë investimin me kapitalin e saj. A është i pnëuar shtetasi Alqi Edmod Bllako? Çfarë pagesash ka marrë?

Administratorja: Ka qenë punonjës i Kompanisë Integrated Energy BV, por nuk është më. Ka qenë i punësuar para periudhës së administrimit tim.

Tabaku: Kur keni nisur?

Administratorja: Në 15/3/2019. Më parë ka qenë i punësuar zotëria.

Tabaku: A njiheni ju me shtetasit Edi Rama? Damian Gjiknuri? Engjëll Agaçi?

Administratorja: Këta zotërinj që përmendët i njoh si politikanë të Republikës së Shqipërisë.

Çupi: Nga 2017 deri në 2020 nuk keni pasur asnjë marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike?

Administratorja: Marrëdhënien kontraktuale, që është parashikuar në kontratën e koncensionit. Ne kemi nisur punimet të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017.

Çupi: Nga kush është nënshkruar deklarata?

Administratorja: Është nxjerrë nga Bashkia e Tiranës.

Çupi: Sa është fondi që keni marrë nga 2017-ta deri në 2020 dhe më pas këtij viti?

Administratorja: Shoqëria koncensionare nuk merr fonde, por tarifën e shërbimit për punën që ofron. Nuk kemi marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit për investimet për objektin e kontratës së koncesionit.

Çupi: Çfarë marrëdhënie ka shoqëria juaj me pasurinë ku është zbatuar kontrata, me truallin?

Administratorja: Zona ku zhvillohet projekti i shoqërisë koncensionare është vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës. Është pasuri private dhe pasuri publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here