Bejko: Berisha e akuzoi Metën për floririn. U duket SHBA “tigër prej letre”!

0
224

Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi se Berisha s’mund të jetë fitues në zgjedhjet e 6 marsit, pasi identifikohet me Gërdecin, ndërsa Ilir Meta me vjedhjen e floririt. Duke folur në MCN Live Bejko tha se mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha, SHBA-ja u duket një “tigër prej letre” siç i dukej dikur diktatorit Enver Hoxha.

PD është një. Ai që është demokrat ka një sigël, një Kryesi dhe grup parlamentar. Ndërsa inatet, shfryrjet në foltore janë inate personale të një njeriu, i cili ka karizëm dhe i manipulon njerëzit. Ka një strategji shpifjesh dhe gënjeshtrash që po të kesh drejtësi të pavarur mund të hapje gjyqe dhe t’i fitoje. U akuzova se kam marrë fonde nga drejtori i Postës, nuk ekziston, unë jam thjesht pedagog, s’merrem me biznes privat.

Ky thotë që Lulzim Basha do shkojë në burg. Shikoni çfarë kënaqësie sadiste kanë këta. Unë nuk dua që Berisha të shkojë në burg, sepse kam bashkëpunuar, dua të jetë i pastër. Dua të dalë nga ky turpërim që e kanë futur SHBA-të në pleqëri. Janë vetëm një përqindje e vogël militantësh, që janë të pamjaftueshëm që Berisha të jetë fitues. Qytetarët shqiptarë identifikojnë njërin me floririn dhe tjetrin me Gërdecin. E akuzoi Berisha Ilir Metën për vjedhjen e floririt të vendit. Lul Basha nuk del t’i thotë Saliut, Sali Gërdeci, apo Metës, Ilir floriri. Vendi ka nevojë për një gjuhë normale. Mbështetësve të Berishës SHBA-të u duken ‘tigër prej letre’, si Enverit!”, tha Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here