Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të maturës

0
56

Ministria e Arsimit ka bërë publike datat e provimeve të maturës.

Kështu, më 9 qershor maturantët do të testohen gjuhën e huaj, në 12 qershor në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, në 17 qershor në matematikë dhe në 24 qershor është parashikuar provimi i lëndëve me zgjedhje.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti është kalues në rast se merr minimumi 25% të pikëve të provimit.

Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

Shkruaj nje koment